LajmeRajon

Rama: Rritje page për policët, zjarrfikësit dhe punonjësit e Gardës

Rama: Shtesa më e lartë është për nivelin bazë 15 për qind dhe për nivelin e mesëm 7 për qind

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Rama në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se është marrë vendimi për të mbështetur punonjësit e policisë të kenë një shtesë page, konkretisht niveli bazë do të kenë një shtesa prej 15 për qind, ndërsa niveli i mesëm 7 për qind.

Edi Rama: Për të mbështetur ata të cilët janë në krye të detyrës dhe për këtë arsye, ne kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit në nivelet bazë, të gjithë punonjësit e policisë në nivelin e inspektorit dhe niveli i mesëm të kenë një shtresë page, shtesa më e lartë është për nivelin bazë, 15 për qind dhe për nivelin e mesëm 7 për qind.

E njëjta gjë vlen dhe për Gardën e Republikës, për Policinë e Burgjeve, për zjarrfikësit, për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil. Të gjtihë vendimet hyjnë në fuqi menjëherë.

Pagat e ardhshme që do të marrin këto kategori do të jetë paga e rritur sipas përcaktimeve dhe përqindjeve në bazë kategorish.

Principi mbetet po ai i ditës së parë, kush ka më pak, mbështetet më shumë./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button