Maqedonia e Veriut do të blej gaz natyror nga shteti i Serbisë, kështu deklaroi në një intervistë televizive Viktor Andonov, këshilltari për energjetikë i kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
Ai tha se Maqedonia do të siguroj gaz natyror nga Serbia për prodhimin e energjisë termike dhe të energjisë elektrike dhe kjo nënkupton se bisedimet me “Makpetrol” do të anulohen për blerjen e gazit nga “Gazprom”.
Për këtë projekt, Qeveria dje miratoi 18 milionë euro për funksionimin likuid të kompanive dhe furnizimin e vazhdueshëm me energji termike për konsumatorët e Qytetit të Shkupit.
“Ne do të paguajmë Serbinë dhe gazi do të sillet përmes lidhjes me Bullgarinë. Një pjesë është për termocentralet për energji termike, një pjesë do të jetë për SH.A. TE-TO për prodhimin e energjisë elektrike”, tha Andonov.
Ai shtoi se me “Makpetrol” si tregtar nuk është arritur marrëveshje për shkak se çmimi i ofruar nga “Gazprom” ka qenë jashtëzakonisht i lartë.
“Çmimi përmes “Makeptrol” është mbi 2000, pra deri në 2500 euro për metër kub. Me atë çmim, çmimi për një megavat orë energji elektrike do të jetë më tej nga 400-600 euro, dhe çmimi me kosto efektive që industria të mbijetojë është 200 euro. Nëse do të jepnim një çmim për atë që u ofrua, ne nuk do ta ndihmonim industrinë në atë mënyrë. Do të kishte reflektuar në llogaritë e qytetarëve dhe në buxhet”, theksoi këshilltari i qeverisë.
Ai shtoi se marrëveshja me palën serbe është në proces të marrëveshjes për sasitë e gazit me çmim të pranueshëm, me çka nuk do të ketë rritje të reja të çmimeve dhe barrë në buxhet.
“Bisedimet po shkojnë në drejtim të sigurimit të një çmimi të përballueshëm”, përfundon ai.