LajmeMaqedoni

Sali: Do të bëhen rishikime të Listës pozitive të barnave

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt mbledhje profesionale me qëllim të përfitimit të njohurive dhe sugjerimeve në lidhje me propozim-rregulloren e Listës së barnave, si dhe në përgjithësi për aspekte të tjera që lidhen me këtë listë pozitive të barnave.

“Kjo rregullore e propozuar është përgatitur nga grupi punues që është formuar me iniciativën time nga anëtarët me përvojë në këtë fushë, të cilët vijnë nga institucione të ndryshme relevante.
Duke pasur parasysh se rregullorja përmban rekomandime edhe nga konsultues nga Banka Botërore, besojmë se ajo do të jetë një bazë e mirë për zbatimin cilësor të procedurës së përfshirjes së barnave në Listën Pozitive, si dhe procedurat e tjera lidhur me rishikimin e Listës”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Show More

Related Articles

Back to top button