LSDM-ja ka përgënjeshtruar shkrimet në disa media se përgatitet rikonstruim i Qeverisë.
Socialdemokratët, thonë se çështja e rikonstruimit nuk është biseduar as në udhëheqësi e as në organet më të larta partiake.
Pretendimet për ndryshimin e ministrave nga radhët e LSDM-së, sipas socialdemokratëve, paraqesin manipulime të qëllimta që vijnë nga OBRM-PDUKM-ja për të defokusuar opinionin nga problemet e brendshme partiake dhe skandalin e madh me tenderin prej 136 milionë euro në Qytetin e Shkupit.
“Ndryshimi i vetëm që do të pasojë në përbërjen e Qeverisë është Ministri i ri për Vetëqeverisje Lokale i cili duhet të vijë në vend të Goran Milevskit që u tërhoq nga funksioni. Qeveria që udhëhiqet nga LSDM-ja mbetet e fokusuar në menaxhimin e me krizën ekonomike dhe energjetike si dhe në krijimin e pakos së re të masave për ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë”, thonë nga LSDM.