GostivarLajmeMaqedoni

Aksident i rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë/ Transportuesi bie në humnerë dhe merr flake

 Sot (28 shtator) në ora 12:15 në SPB Tetovë, është raportuar se në magjistralen Gostivar-Kërçovë, në afërsi të urës së Novosellës, automjeti i peshave të rënda “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga M.T. (32) nga Shkupi, ka dalë nga rruga, ka rënë në humnerë dhe ka marrë flakë.

Shoqeruesi i automjetit është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit kanë lokalizuar zjarrin në automjet.

Një ekip nga DPB Gostivar po kryen kontroll në vendin e aksidentit.

Më herët LAAM njoftoi se aksi rrugorë Gostivar-Kërçovë është i mbyllur për shkak të këtij aksindeti.

Show More

Related Articles

Back to top button