GostivarLajmeMaqedoni

Vozitësit e Tetovës më pak të kujdeshëm ndaj këmbësorëve se vozitësit e Gostivarit

Punonjësit policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, dje (28 shtator) nga ora 16.00 deri në 20:00 kanë kryer aksion kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve, sa i respektojnë obligimet ndaj këmbësorëve, si dhe sa i përmbahen këmbësorët rregullave dhe rregulloreve në komunikacion.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 27 drejtues mjetesh (TE-26 dhe GV-1) të cilët nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve, kryesisht në vendkalime të shënuara për këmbësorë. Për të gjithë janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe janë sanksionuar me gjoba të cilat për këtë lloj kundërvajtje varion nga 20 deri në 250 euro, ndërsa për kundërvajtjet më të rënda është paraparë masë mbrojtëse – marrje e përkohshme e patentë shoferit nga tre muaj deri në një vit”, njoftojnë nga policia.

Gjithashtu, janë sanksionuar 15 këmbësorë (GV), të cilët kanë kaluar në rrugë jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, si dhe 12 (TE) kundërvajtje të tjera në komunikacion.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë këshillon dhe udhëzon drejtuesit e mjeteve që gjithmonë të japin përparësi, gjegjësisht të drejtë që të kalojnë këmbësorët, ndërsa këmbësorët të lëvizin nëpër trotuare dhe të kenë kujdes kur dhe ku kalojnë rrugët, veçanërisht në udhëkryqe dhe ku nuk ka vendkalime të shënuara për këmbësorë./TvGlobi/

Show More

Related Articles

Back to top button