Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (28 shtator) rreth orës 11:40 e kanë privuar nga liria 35-vjeçarin A.S. nga Gostivari, i cili më herët ka qenë i raportuar nga një 54-vjeçare banore e një fshati të Gostivarit, se e ka sulmuar fizikisht në një objekt banesor në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar.
Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit ndërsa 35 vjeçari do të përballet me parashtresë përkatëse./TvGlobi/