LajmeMaqedoni

Sali: Heqja e drejtorëve ekonomikë nuk do të ndryshojë asgjë në funksionimin financiar të klinikave

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali i pyetur nëse në kohë krize ekonomike do të shfuqizojë drejtorët ekonomikë, diçka që është premtuar që nga viti 2016, ai është i mendimit se pagat për drejtorët ekonomikë nuk do të ndryshojnë asgjë në funksionimin financiar të ISHP-së.

Pozita e drejtorit ekonomik në të ardhmen do të ishte transformuar në anën e udhëheqësit për financa për arsye se nuk mund të funksionoj një institucion pa udhëheqës të sektorit që nënkupton se edhe në të ardhmen edhe nëse ndryshon diçka nuk do të kishim kursime të mëdhaja në aspektin financiar. Për aspektin funksional të klinikave nuk mund të flasim për lëshime ose për keq menaxhime në periudhë kur gjendemi në gjendje të jashtëzakonshme duke filluar nga pandemia tash edhe kriza energjetike dhe besoj se çdo drejtor ekonomik i cili është emëruar në një institucion e jep maksimimumin etij me aftësitë e tija menaxheriale për të zbutur situatën në të cilën gjendemi. Të gjithë ne jemi dëshmitar se në një pandemi dyvjeçare dhe në një krizë një vjeçare energjetike asnjë nga institucionet e tona nuk është bllokuar ose dhe nuk ka mungesë të furnizimit me mjete medicinale. Shëndetësia në vendin tona e ka një ngritje në aspekt të ofrimit të shërbimeve të cilat ishin më shumë të disperzuara në Qendrën Klinike Universitare në Shkup deklaroi ministri Sali./KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button