Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk mund t’i kërkohet atij llogari për mosrritje pagash, sepse ai nuk ka premtuar asnjëherë që do t’i rris ato.
“Nuk kam pas zotim elektoral rritja e pagave. Mua duhet të më matni karshi zotimeve që kam bërë jo karshi zotimeve të opozitës. Nuk mund të matem unë sa i plotësojë kërkesat paraelektorale të atyre që janë në opozitë”, deklaroi Kurti.
Në anën tjetër, sa i përket arsyetimit të mësimdhënësve se tash janë rritur çmimet dhe duhet të rriten pagat, ato tha Kurti janë rritur për të gjithë.
“Ky nuk është problem specifik. Unë i kam takuar shumë herë PSPK-në, dhe ata thoshin që janë rritur çmimet, por çmimet nuk janë rritur në mënyrë specifike për mësuesit dhe arsimtarët”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.
“Në markete nuk shkruan çmimet janë rritur veç për ata. Arsyeshmëria e tyre ka qenë që çmimet janë rritur. Por, çmimet janë rritur për të gjithë. Problemi nuk ka qenë specifik”.
Kurtit i është përgjigur Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ti thoshe Erdhi Dita, por Dita Shkoi”, tha Krasniqi, “e ju send hala s’keni bë”.
“Këta deputetët tu të vetëm garë që e kanë është cili po të hy në qejf më shumë. Ti del këtu na jep lajme. Greva është problem specifik, se është grevë. Greva është në gjithë sektorin publik. Tjetër është që një pjesë frikësohen, po shikoj komunat, s’ka shërbime.