BotaLajme

India shënon rritje në ekonomi

Vetëm një dekadë më parë, PBB-ja indiane ishte e njëmbëdhjeta më e madhe në botë. Tani, me parashikimin e rritjes prej 7 për qind për vitin 2022, ekonomia e Indisë e ka kaluar atë të Mbretërisë së Bashkuar për nga madhësia, duke e bërë atë të pestën më të madhe. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rritja e Indisë shoqërohet nga një periudhë e inflacionit të shpejtë në Britaninë e Madhe, duke krijuar krizë të kostos së jetesës dhe rrezikun e një recesioni që Banka e Anglisë parashikon se mund të zgjasë deri në vitin 2024, raporton weforum. 

Kjo situatë, e shoqëruar me një periudhë trazirash politike dhe me kokëçarje të vazhdueshme shkaku i Brexit-it, bëri që prodhimi indian ta tejkalojë atë të Mbretërisë së Bashkuar në tremujorin e fundit të 2021, duke mos pasur asnjë ndryshim në renditje as në fillim të 2022-ës.

FMN-ja parashikon që kjo të bëhet status quo-ja e re, me Indinë që pritet të shkojë më tej përpara Britanisë së Madhe deri në vitin 2027 – duke e bërë Indinë ekonominë e katërt më të madhe deri në atë kohë, gjithashtu, dhe duke lënë pas Mbretërinë e Bashkuar në vendin e gjashtë.

Show More

Related Articles

Back to top button