BotaLajme

Gjermania blen avionët më të rrezikshëm në botë!

Bundeswehr-i gjerman do të blejë avionë të rinj luftarakë dhe 60 helikopterë. Bëhet fjalë për aeroplanët F-35 të kompanisë “Lockhead” me vlerë tetë miliardë euro dhe helikopterët transportues Ć-47 Kinuk nga Boeing me vlerë katër miliardë euro, shkruan gazeta “Bild”.

Përfaqësues kompetentë të Ministrisë së Mbrojtjes Gjermane vizituan së fundmi SHBA-në për të negociuar këto marrëveshje.

Megjithatë, duke qenë se parlamenti duhet të miratojë blerje më të mëdha ushtarake, nga 25 milionë euro e lart, marrëveshja mund të nënshkruhet vetëm kur deputetët ta pranojnë.Kontrata për blerjen e avionëve F-35 duhet të nënshkruhet këtë vit, ndërsa kontrata për blerjen e helikopterëve në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Avionët F-35 do të zëvendësojnë avionët Tornado, të cilët forca ajrore e Gjermanisë i ka përdorur që nga vitet 70-ta të shekullit të kaluar.

Show More

Related Articles

Back to top button