Në kuadër të ngjarjes nën sloganin “Mbrojtja civile midis institucioneve dhe qytetarëve”, në organizim të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të bëhet pranim-dorëzimi i automjeteve dhe pajisjeve zjarrfikëse për 14 komuna të vendit.
Siç është paralajmëruar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në ngjarje do të marrin pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti dhe të ambasadave në vend.
Në parkingun e qendrës “Boris Trajkovski” – Shkup qytetarët do të munden prej afër të njoftohen me pajisjen për mbrojtje dhe shpëtim të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe pjesëmarrësve të tjerë të ngjarjes.
Në agjendë është stërvitje demonstruese e kompanisë Holmatro, stërvitje demonstruese të shoqërisë zjarrfikëse vullnetare “Bajram Miftari” – Çair, si edhe stërvitje demonstruese zjarrfikëse “Shën Nikollë” dhe të Kryqit të Kuq./