BotaLajme

Putini pritet ta shpallë aneksimin e katër rajoneve ukrainase rreth orës 15:00

Në orën 15:00 sipas kohës lokale, presidenti rus, Vladimir Putin do të mbajë një ceremoni nënshkrimi për të aneksuar katër rajone të okupuara nga Rusia të Ukrainës – Luhansk dhe Donetsk në lindje, dhe Zaporizhzhia dhe Kherson në jug – pas referendumeve të vetëquajtura të dënuara nga Ukraina dhe Perëndimi si një mashtrim.

Ceremonia do të zhvillohet në Kremlin në prani të deputetëve, senatorëve dhe liderëve të katër rajoneve, raportoi BBC-ja të premten.

Më pas, në mbrëmje, një festë dhe koncert do të zhvillohet pranë Sheshit të Kuq në qendër të Moskës.

Ka pasur raportime se njerëzit janë duke u paguar për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Në një ngjarje të ngjashme pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, Putin doli në skenë dhe iu drejtua turmës.

Show More

Related Articles

Back to top button