Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën “11 Tetori” në Shkup ka privuar nga liria 3 persona, dy nga Shkupi dhe një nga Velesi. Ata janë kapur në flagrancë duke vjedhur. Sipas policisë gjërat e vjedhura u janë kthyer pronarëve, ndërsa personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë për procedurë të mëtejme. Shkruan Alsat.
Për rastin është informuar edhe Prokurori Publik.