BotaLajme

Inflacioni në Eurozonë shënon një tjetër rekord, arrin në 10% në shtator

Inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10% në muajin shtator, sipas Eurostat. Sipas njoftimit të Eurostat, inflacioni këtë muaj është rritur në 10%, nga 9.1% në gusht, shkruan The New York Times.

Rritja e çmimeve të energjisë, të ushqimeve dhe të sektorit industrial, kanë ndikuar në rritjen e inflacionit. Inflacioni në Estoni ka rënë në muajin shtator në 24.2% , në krahasim me 25.2% në gusht.

Megjithatë, shkalla e inflacionit në këtë shtet është më e larta në Eurozonë. Lituania, Letonia dhe Holanda janë shtetet tjera me inflacionin më të lartë në Eurozonë me 22.5% , 22.4% , dhe 17.1% , respektivisht.

Franca ka raportuar shkallën më të lartë të inflacionit në 6.2 %. Gjithashtu, edhe Gjermania, ekonomia më e madhe në BE ka shënuar rritje të inflacionit në 10%.

Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, heqja e masave kufizuese të koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë  shkaqet kryesore që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit në shumë vende të botës.

Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet me një recesion global në 2023.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk