Peruja u godit nga një tërmet i fuqishëm ditën e djeshme.
Forca e tërmetit ishte 7.2 Rihter. Nuk u raportua për dëme dhe viktima. Disa pamje të cilët qarkulluan në rrjetet sociale treguan momentin tronditës kur lëkundjet shkundën e rrëzuan banorët në rrugë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti ishte me qendër 13 kilometra në perëndim-veriperëndim të Azangaro-s.
Tërmeti lëkundi disa ndërtesa në La Paz, kryeqyteti i Bolivisë fqinje, ku njerëzit dolën në rrugë.
Tërmeti u ndje gjithashtu në qytetet peruane si Arequipa, Tacna dhe Cusco, si dhe në Kilin verior, por autoritetet lokale dhe stacionet radiofonike nuk kishin raporte për dëme apo viktima.
Nuk e bë e qartë se në cilën zonë u xhiruan pamjet e publikuara./abcnews.al/