Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot ndodhet për vizitë pune në Kiev, ku do të takohet me homologun e tij Dmitry Kuleba dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror të Ukrainës, transmeton Portalb.mk.
Është paraparë që ministrat të bisedojnë mbi agresionin ushtarak rus dhe mënyrat se si komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Maqedonia e Veriut, mund të ndihmojë, informoi Ministria e Jashtme.
Në Kiev, Osmani u prit nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili së fundi u kthye në kryeqytetin ukrainas dhe së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik vazhdon të kryejë funksionin e tij.