Një biznesi në Kamëz i është vendosur eksploziv gjatë natës.
Sipas informacioneve nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit./TCH/