LajmeRajon

Ish-lideri i protestave studentore në 25 vjetorin e tyre viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-lideri i protestave studentore, Muhamet Mavraj, në 25 vjetorin e tyre ka udhëtuar për në Hagë të Holandës.

Mavraj atje do të vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Mavraj thotë se në këtë 25 vjetor askush më shumë se ish-krerët që po gjykohen në Hagë nuk meriton respekt dhe përkrahje.

“Urime 25 vjetorin e protestave studentore te 1 tetorit 1997! Në ketë jubile sot do të përqafohem me strateget e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nga te gjallët, në këtë 25 vjetor, askush më shumë sesa këta nuk meriton respektin dhe përkrahjen. Të falat tuaja po ua përcjelli! E di se i përshëndesni”, ka shkruar Mavraj.

Show More

Related Articles

Back to top button