BotaLajme

Rusët arrestojnë drejtorin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia

Drejtori i përgjithshëm i centralit bërthamor Zaporizhzhia është arrestuar nga një patrullë ruse, sipas Energoatom, agjencia shtetërore ukrainase përgjegjëse për centralin.

Zaporizhzhia ndodhet në Ukrainë, por është një nga rajonet e aneksuara së fundmi nga Rusia.

Energoatom tha se Ihor Murashov u ndalua gjatë rrugës së tij për te Zaporizhzhia (centrali më i madh bërthamor në Europë) për në qytetin e Enerhodar rreth orës 16:00 me kohën lokale të premten.

“Ai u nxor nga makina dhe me sy të lidhur u çua në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

/abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button