LajmeMaqedoni

Petrovska: Mbështetje për aleatët prej 78 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për një ushtri moderne dhe të avancuar

Partneriteti ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve nuk nënkupton vetëm mbështetje politike, por edhe bashkëpunim dhe mbështetje në ndërtimin dhe përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të ushtrisë sonë, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në lidhje me mbështetjen amerikane për aleatët në vlerën 78 milionë dollarë, të destinuara për modernizimin, pajisjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të Ushtrisë.

“Për 30 vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë partneri dhe aleati ynë strategjik në arritjen e këtyre synimeve. Kemi marrë lajme për mbështetjen e aleatëve prej 78 milionë dollarësh që do të drejtohen për projektet e nevojshme për të arritur objektivat e aftësive të NATO-s dhe do të na lejojnë të zhvillojmë aftësitë tona edhe më intensivisht të modernizojmë, të pajisemi, të kemi një mbrojtje kibernetike më të fortë. Një ushtri moderne dhe e avancuar”, thotë ministrja Petrovska në deklaratën e saj.

Ajo thekson se ushtria nuk ka kohë dhe nuk ka vend për shkatërrim e improvizim në ushtri, sepse i shërben shtetit dhe të gjithë qytetarëve.

“Të dashur miq nga SHBA, faleminderit që i keni njohur proceset e avancuara dhe në zhvillim në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë dhe i keni mbështetur ato, prandaj do të vazhdojmë të ndajmë të njëjtat vlera, të njëjtat parime: një botë demokratike, bazuar për një rend ndërkombëtar që garanton siguri dhe respekt të ndërsjellë”, shton Petrevska./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button