BotaLajme

Kanceri i gjirit rritet çdo vit/ Mjekët: Zbulohen 500-700 raste, duhet kujdes

Çdo vit kanceri i gjirit u merr jetën miliona grave kudo në botë.

Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Kjo sëmundje po njeh rritje edhe në vendin tonë.

EDMOND GASHI

MJEK ONKOLOG

Kanceri i gjirit ka nje trend rritje ne shqipëri dhe ështe një trend që vjen gjithmonë edhe në rritje. Në shqipëri arrin që numri i rasteve të reja me kancer gjiri është 500-700 në vit. Është një numër goxha i konsiderueshmë në krahasim me vitet më përpara´.

Mjeku onkolog shton se një pjesë e rasteve janë kapur në stad më të avancuar pasi  shumë gra e vajza druhen dhe neglizhojnë kontrollet.

Ka akoma një mungesë të një kulture mjekësore që të drejtohen që në fazat e para të sëmundjes ka një tendencë që vetë ta pranojnë dhe të jetojnë më sëmundjen pa e treguar atë  dhe e shfaqur tek mjeku´

Moshat mbi 40 vjeç janë më të prekura, por nuk mungojë as të rinjtë.

Akoma mbizotëron mosha mbi 40 vjec ose mosha me rrisk më të lartë është mosha mbi 45 vjec, por është takuar edhe në moshën 20 vjec´. 

Por cilët janë shkaktarët kryesorë të rritjes së numërit të kancerit të gjirit?

´Faktorët janë të ndryshëm, janë gjenetik, janë faktorët ekonomikë , zhvillimit, dieta ushqimore, trendi i njerëzve qe nuk punojnë dhe nuk kryejnë aktivitet fizik dhe stili i jetesës´.

Mjekët bëjnë thirrje që gratë dhe vajzat që të kujdesen sa më shumë për veten dhe ta pranojnë sëmundjen, duke e luftuar atë.

Show More

Related Articles

Back to top button