LajmeRajon

Ish-kryeministri i Bullgarisë fiton zgjedhjet e parakohshme

Zgjedhjet e djeshme në Bullgari kanë nxjerrë si forcë të parë, partinë GERB të ish kryeministrit Bojko Borisov. Ndërsa janë numëruar mbi 99 % të votave, rezulton se partia e Borisov ka marrë 25.4 % të votave, ndërsa në vend të dytë renditet partia “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” e Kiril Petkov me 20.2 %.

Shtatë parti dhe koalicione pritet të formojnë Legjislaturën e re të 48-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 2 tetorit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 03.10.2022, ora 10:00, me rreth 99.84 për qind të protokolleve zgjedhore të përpunuara, rezultatet tregojnë se:

Koalicioni GERB-SDS merr 633 967 vota ose 25.36 për qind;

Partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” merr 505 006 vota, pra 20.20 për qind;

Forca e tretë është “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS) me 342 843 vota dhe 13.71 për qind;

E katërta është Partia “Vëzrazhdane” me 254 199 vota dhe 10.17 për qind;

Koalicioni “BSP për Bullgarinë” renditet i pesti me 232 164 vota dhe 9.31 për qind;

I gjashti është koalicioni “Bullgaria Demokratike” me 186 164 vota dhe 7.45 për qind;

Në parlament hyn edhe partia “Vrulli Bullgar” me 115 739 vota dhe 4.63 për qind;

Në pikëpyetje është “Ka një popull të tillë” me 95 760 vota dhe 3.83 për qind, citon noa.al, radion shtetërore bullgare.

Raportohet se 87 378 njerëz zgjodhën opsionin për të mos mbështetur askënd.

Pjesëmarrja në votime më 2 tetor ishte rreth 37 për qind e atyre që kishin të drejtë vote.

Këto janë zgjedhjet e katërta që Bullgaria zhvillon brenda 2 viteve.

Edhe pse nuk është shpallur ende rezultati përfundimtar, Borisov do ta këtë të vështirë që të krijojë një koalicion të qëndrueshëm qeverisës, pasi shumica e grupeve politike kanë refuzuar paraprakisht çdo bashkëpunim me partinë e tij GERB.

Show More

Related Articles

Back to top button