BotaLajme

Zgjedhjet në Brazil shkojnë në balotazh

Bolsonaro dhe Lula do të përballen serish me 30 Tetor në garën presidenciale

Asnjë nga dy kandidatët për president në Brazil nuk mundi të marrë mbi 50% të votave për të fituar garën në zgjedhjet e mbajtura këtë të diel.

Presidenti aktual Jair Bolsonaro dhe rival ii tij Luiz Inacio Lula da Silva  do të shkojnë në balotazh.

Lula ishte përpara me 48.4% të votave kundrejt 43.3% për Bolsonaro, njoftoi autoriteti kombëtar zgjedhor. Balotazhi pritet të zhvillohet më 30 tetor.

 Rezultati shumë i ngushtë shkatërroi shpresat për një zgjidhje të shpejtë në një situatë thellësisht të polarizuar në demokracinë e katërt më të madhe në botë.

Bolsonaro ishte i qetë dhe i sigurt në komentet e tij paszgjedhore, duke përçmuar firmat e sondazheve për dështimin për të vlerësuar mbështetjen e tij.

nga ana tjetër rivali Lula bëri një vështrim optimist për rezultatin, duke thënë se kjo vetëm do ta shtynte fitoren e tij dhe se ai priste të shkonte kokë më kokë me Bolsonaron në një debat.

“Ne mund ta krahasojmë Brazilin që ai ka ndërtuar me atë që kemi ndërtuar,” u tha ai gazetarëve.

Lula u largua nga presidenca 12 vjet më parë me popullaritet rekord, ai tani nuk është i pëlqyer nga shumë brazilianë pasi u dënua për marrje ryshfeti dhe qëndroi 19 muaj në burg gjatë zgjedhjeve të fundit. Dënimi i tij u rrëzua më vonë nga Gjykata e Lartë, duke e lejuar atë të kandidojë sërish për president këtë vit, së bashku me nëntë kandidatë të tjerë nga disa parti më të vogla.

Klan News

Show More

Related Articles

Back to top button