Shkup, 3 tetor – Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 99 gjoba, prej të cilave:20 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 28 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 5 gjoba për makina të paregjistruara dhe 4 për vozitësit fillestar.
MPB ju bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.