LajmeMaqedoni

Kallëzim penal për mashtrim dhe falsifikimin e të hollave

Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër M.I. (37) nga Velesi, për vepër penale të kryer “mashtrim” sipas nenit 247 paragrafi 1 dhe veprës penale “falsifikim i të hollave” sipas nenit 268 paragrafi 1 të Kodit Penal. I denoncuari gjatë muajit mars të vitit 2021, pasi ka marrë 12 kartëmonedha të falsifikuara në apoenë prej 100 eurove, i ka përdorur në dy raste, duke i lëshuar në qarkullim gjatë blerjes së telefonave celularë, ne të cilën i ka mashtruar dy pronarë të telefonave celularë. Të cilët i kanë shpallur telefonat celularë për shitje, të cilëve M.I. të njëjtit ua ka paguar me kartëmonedha të falsifikuara.

Show More

Related Articles

Back to top button