BotaLajme

Erdogan paralajmëron Greqinë: Provokimet do të çojnë në katastrofë popullin tuaj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan akuzoi Greqinë se po armatos ishujt dhe paralajmëroi se politika nxitëse dhe tensionuese nuk është dhe nuk do të jetë në dobinë e askujt, raporton noa.al duke cituar Anadolu Ajans.

Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit të Madh të Türkiye-s me rastin e hapjes së vitit të 6-të legjislativ të mandatit të 27 të Parlamentit, Erdoğan tha se njerëzimi po kalon një proces të dhimbshëm në të cilin në epiqendër janë pandemitë, luftërat, krizat dhe destabiliteti.

Ai theksoi se bota po shkon drejt një vorbulle të madhe që kërcënon në të njëjtën kohë paqen sociale, vullnetin e njerëzve për bashkëjetesë dhe arritjet demokratike.

Erdoğan u shpreh se Turqia, e cila ndodhet në pikën e kryqëzimit të tre kontinenteve, është në pozicionin e vendit të prekur më shumë nga të gjitha zhvillimet e përjetuara.

“Turqia nuk e ka luksin të mbyllet në vetvete, të izolojë veten nga bota e jashtme dhe të ndjekë ngjarjet në rajonin e saj nga tribuna”, deklaroi Erdoğan duke vazhduar më tej: “Zbatojmë një politikë konstruktive dhe aktive që ndërmerr iniciativë në zgjidhjen e problemeve globale dhe rajonale.

Ashtu sikurse nuk rendim pas tensionit, nuk cenojmë kurrë dinjitetin e kombit tonë dhe nuk përkulemi ndaj presioneve pavarësisht se nga kush vijnë ato. Me një qëndrim dinjitoz, të durueshëm, të vendosur dhe të matur ne mbrojmë në mënyrë të fuqishme në çdo fushë të drejtat dhe ligjin e Turqisë”.

Erdoğan rikujtoi se qëndrimi i tyre në krizën e Ukrainës është shembulli më i fundit i politikës së jashtme të tyre e cila ka në qendër paqen, stabilitetin, njeriu dhe jetën e njeriut.

Erdoğan njoftoi thellimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan do të vazhdojë të jetë në krye të prioriteteve të politikës së jashtme të Turqisë

– Rekomandim Greqisë të qëndrojë larg provokimeve

Në fjalën e tij, Erdoğan theksoi se në Qipro duhet t‘i jepet fund izolimit dhe embargove, të mbahen të gjitha premtimet në lidhje me njohjen dhe legjitimitetin ndërkombëtar që meritojnë turqit qipriotë.

Duke vënë në dukje se nuk e pranojnë vendimin e SHBA-së për heqjen e embargos së armëve për administratën e Qipros greke, Erdoğan tha se “inkurajimi i Greqisë që armatos ishujt në statusin jo ushtarak, nuk përputhet me arsyen, mirëkuptimin dhe aleancën. Nxitja e politikës nxitëse dhe tensionuese në rajon nuk është dhe nuk do të jetë në dobinë e askujt”.

“Ne e dimë shumë mirë se kush e vërsul mbi ne sërish Greqinë pas 100 vitesh. Në çdo rast ne e themi se jemi të vetëdijshëm për lojën që përpiqen ta luajnë në këtë mënyrë. Administratën greke e këshillojmë që të qëndrojë larg nga provokimet që do të çojnë në katastrofë veten dhe popullin e saj”, tha Erdoğan.

Show More

Related Articles

Back to top button