Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë sekuestruar pesë armë zjarri vetëm gjatë vikendit, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas një njoftimi thuhet se këto sekuestrime janë bërë në kuadër të punës parandaluese me qëllim dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale.
“Në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.Në këtë vazhdë, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas, në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: Dy revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65 mm, Një revole të tipit SIG SAUER, e kalibrit 9 mm, Një revole të tipit CZ, e kalibrit 9 mm, Një revole të tipit CZ, e kalibrit 7.65 mm, si dhe Nëntëmbëdhjetë (19) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e tyre.