LajmeRajon

Kusari: Grevistët nuk do t`i marrin pagat e shtatorit

Punonjësit e arsimit dhe ata të administratës publike që kanë qënë në grevë nuk ka shpresë se do t`I marrin pagat e muajit shtator. Këtë e ka thënë shefja e grupit parlametar të Vetevendosjes Mimoza Kusari.

 Kusari-Lila, pasi që Ministria e Financave nuk I eksekutoi pagat edhe për këto kategori sikur për punëtorët e tjere, tha se moskompensimi financiar për punonjësit në grevë, mbështetet në ligj.

“Ligji për Grevën e përcakton saktë edhe kompensimin apo moskompensimin për ata që janë pjesë në grevë. Kjo ka qenë një komunikim mes Ministrisë së Financave dhe agjencioneve buxhetore edhe për muajin e kaluar kur janë kërkuar azhurnimi i listave për punëtorët të cilët kanë qenë në grevë”, tha Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Ajo më tej tha se për ditët që kanë qenë në grevë punëtorët nuk marrin pagë.  

“Me ligj parashihet që punëtorët e sektorit publik, por edhe privat, parashihet që sipas rregullave të përcaktuara për grevën, nuk kompensohen për ditët të cilët nuk janë në vendin e punës”.

Kusari Lila, tha se ministria është në pritje të azhurnimit të listave të punonjësve që nuk kanë qenë në vendin e punës gjatë këtyre ditëve.

“Është përgjegjësi e agjencioneve buxhetore në këtë rast që të bëjnë azhurnimin e listës”, përfundoi ajo.

Show More

Related Articles

Back to top button