LajmeSport

Real Madrid-PSG përplasen sërish në merkato, një mesfushor në mes

Real Madrid dhe PSG janë gati për një tjetër betejë në merkato. Marrëdhëniet mes dy klubeve nuk janë aspak të mira, përkundrazi. Qëndrime të kundërta sa i përket Superligës Europiane, teksa raporti u prish përfundimisht në rastin e Kylian Mbappe.

Gjithsesi, garën për sulmuesin e fituan kampionët e Francës. 23-vjeçari ndërroi mendje në momentet e fundit dhe rinovoi deri në vitin 2025 me PSG-në, duke preferuar milionat përpara transferimit në “Santiago Bernabeu”.

Garë pati edhe verën e kaluar për Eduardo Camavinga, i cili u transferua te Real Madrid. Dy klubet kanë përsëri një objektiv të përbashkët, i cili është Aurelien Tchouameni. 22-vjeçari francez luan si mesfushor përpara mbrojtjes dhe ka edhe dy vite kontratë me Monacon.

Edhe Mbappe ka kërkuar blerjen e tij, teksa garës i është bashkuar edhe Chelsea. Ndërkohë, klubi nga Principata kërkon 50-60 milionë euro për të lënë të lirë Tchouamenin, autor i tetë ndeshjeve dhe 1 goli me kombëtaren e Francës.

Show More

Related Articles

Back to top button