LajmeSport

Mançester Siti, gati ta blindojë me kontratë të re sulmuesin 22 vjeçar

Talenti i madh anglez, Fill Foden, është produkt i Akademisë së Mançester Sitit dhe shihet si kapiten i së ardhmes. Sulmuesi 22-vjeçar ka kontratë me Man. Sitin deri në verën e vitit 2024 dhe duke parë formën e shkëlqyer të tij, skuadra angleze është gati ta blindojë me kontratë të re.

Sipas “The Athletic” bisedimet mes palëve kanë filluar për vazhdimin e kontratës edhe për pesë vite të tjera. Foden aktualisht fiton një pagë vjetore prej dy milionë eurove në stinor, por me kontratën e re pritet të marrë shumë më shumë.

Gjithnjë sipas mediave angleze, nëse Foden vazhdon kontratën atëherë paga e tij vjetore pritet të jetë mbi shtatë milionë euro që do ta bënte atë ndër lojtarët më të paguar në klub pas Kevin de Brujne e Erling Haaland. Reprezentuesi anglez këtë sezon ka zhvilluar 11 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola e duke asistuar në dy të tjerë.

Show More

Related Articles

Back to top button