BotaLajme

Polonia kërkon 1.3 trilion dollarë reparacione nga Gjermania

Ministria e Jashtme e Polonisë ka nënshkruar një notë zyrtare për Gjermaninë më 3 tetor, duke i kërkuar pagesën prej 1.3 trilion dollarësh në reparacione për dëmet e shkaktuara nga forcat pushtuese naziste gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, ka thënë se nota zyrtare do t’i dërgohet Ministrisë së Jashtme gjermane. Nënshkrimi i kësaj letre vjen pak para takimit të Rau në Varshavë me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbok, e cila do të marrë pjesë në një konferencë të sigurisë.

Rau ka thënë se kërkesa e shprehur përmes kësaj note shpreh qëndrimin se të dyja palët duhet të marrin veprime “pa vonesa” për të adresuar efektet e pushtimit gjerman të viteve 1939-45, “në mënyrë të afatgjatë dhe komplekse, përmes një forme ligjore dhe materiale”.

Ai ka thënë se ky proces do të përfshinte reparacionet e Gjermanisë, por edhe zgjidhjen e çështjes së veprave të vjedhura të artit dhe arkivave.


Show More

Related Articles

Back to top button