LajmeMaqedoni

Grubi: Unë nuk jam i pakënaqur nga BDI-ja

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot nga Struga tha se personalisht nuk ka pakënaqësi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Grubi tha se kjo vjen pasi siç theksoi ai, sipas gjitha anketave mbështetja për BDI-në është e madhe.

“Unë nuk kam pakënaqësi nga BDI. Cilat janë arsyet e pakënaqësive në BDI? Duhet që në këtë pyetje të përgjigjet z.Ahmeti, të përgjigjen të tjerët. Ne jemi këtu për të kryer punë, që ta realizojmë programin, të realizojmë gjithçka që i kemi premtuar qytetarëve dhe shoh se mbështetja në trupin votues të BDI-së është e madhe, siç e patë sipas të gjitha anketave, BDI është më tepër se gjysma e trupit votues tek shqiptarët”, pohoi mes tjerash Grubi.

Show More

Related Articles

Back to top button