Tre nënkryetarë të BDI-së shtrojnë kërkesat e tyre në takimin e sotëm në Reçicë të Vogël, shkruan Alsat.
Izet Mexhiti, Nevzat Bejta dhe Sadulla Duraku zbresin sot në Reçicë për të shprehur edhe njëherë kërkesat e tyre, pavarësisht se Duraku nuk shfaqej në listën e firmëtarëve të dokumentit të disa ditëve më parë, nga i ashtuquajturei Grupi i Zjarrit.
Për herë të parë në takim, pas shumë kohësh, do të jetë edhe Musa Xhaferi, mbështetës I kërkesave të këtij grupi që I bën thirrje kreut të BDI-së të ushtrojë autoritetin e tij për zgjedhjen e organeve partiake dhe të heq dorë nga mënyra e imponuar e zgjedhjeve kadrovike, e cilësuar kjo në letër, si privilegj i Artan Grubit.
Takimi do të fillojë në orën 12:00 dhe pritet që pavarësisht lëvizjeve shtytëse dhe ping-pong mes dy grupeve, të dalë me konkluzione konkrete, vecanërisht pas dy lëvizjeve të fundit që ndodhën dje, iniciativës së mundshme për interpelancë nga lëvizja Besa për zv/kryeministrin Grubi, si dhe rreshtimit me grupin e zjarrit të deputetit të pavarur Kastriot Rexhepi. /Alsat.mk