Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje (03-tetor) nga ora 07:00 deri në ora 12:00 kanë kryer aksion-kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilin janë shqiptuar gjithsej 120 masa (TE-88 dhe GV-32).
“Nëntëdhjetë e tre nga masat (TE-70 dhe GV-23) kishin të bënin me tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, me 9 shoferë-shkelës që tejkalojnë kufirin e shpejtësisë me më shumë se 70 kilometra në orë (TE-7 dhe GV-2). Përveç kësaj, janë sanksionuar 27 drejtues mjetesh (TE-18 dhe GV-9) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet, si dhe janë evidentuar me parashtresa përkatëse 2 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-1 dhe GV-1)”, thotë zëdhënësi i SPB-tetovë, fatmir Rexhepi.
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që ta përshtasin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht të mos ecin me shpejtësi të madhe, veçanërisht pasi na presin ditë me shi, të rrëshqitshme dhe të ftohta të vjeshtës dhe dimrit.
“Sepse këtë vit shkaku më i shpeshtë i aksidenteve në komunikacion është shpejtësia dhe sidomos për ato me aksidente pasoja më të rënda”, thekson zëdhënësi Rexhepi.