Lionel Mesi është një “ëndërr” në sirtar për skuadrat e MLS-së të cilat kanë shprehur haptash dëshirën për të pasur sulmuesin argjentinas por do te mbetet thjesht deshire dhe aq…
Por siç raportohet nga “El Chiringuito”, klubet amerikane janë dorëzuar, pasi besojnë se “Pleshti” do të rikthehet në “Camp Nou” për të riveshur përsëri fanellën e Barcelonës.
Shtarë herë fituesit të “Topit të Artë” do t’i skadojë kontrata me PSG-në në fund të këtij sezoni dhe verën tjetër do të jetë lojtar i lirë. Ditëve të fundit janë shtuar spekulimet për një rikthim të tij të mundshëm në “Camp Nou”.
Kjo do te ndodhe dy vjet pasi u largua nga klubi ku fitoi gjithçka dhe ku u bë njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit me tifozët katalanas që tashmë kanë filluar të kryqëzojnë gishtat që të kenë mundësinë të rishikojnë idhullin e tyre edhe njëherë aty ku shkroi emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit.
Ndërkohë nga krahu tjetër është PSG, me Messin që ka rilindur nën urdhërat e Galtier, pasi këtë sezon po shkëlqen në Ligue 1. PSG i ka ofruar 30 mln euro ne sezon dhe Messi ende ska kthyer pergjigje…