Një 19 vjeçar u arrestua në Tiranë dhe iu sekuestruan rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Doses 2”, për kapjen e tij. Si rezultat i operacionit, në rrugën “Karl Gega”, u bë kapja e shtetasit B. K., 19 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni kuftarak.”, informoi Policia.
B. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, në sasi të mëdha, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./21Media