Skuadrat nga Italia, Roma dhe Milani janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianin Lucas Moura. “Calciomercato” të martën ka bërë të ditur se Moura ka kërkuar largimin nga Tottenhami në janar dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Serie A.
Si Roma, ashtu edhe Milani janë gati të ofrojnë 15 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit.
Braziliani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe për këtë arsye është i vendosur të largohet nga klubi londinez.
Ai këtë edicion ka vetëm dy paraqitje apo 12 minuta lojë në kampionatin anglez, ndërsa me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2024.