LajmeMaqedoni

Kryesia e Sindikatës së UKM-së u takua me kryeministrin dhe dy ministrat

Kryesia e Sindikatës së Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM) u takua sot me kryeministrin, ministrin e Financave dhe atë të Arsimit për të biseduar për kërkesën e tyre për rritjen e pagave të profesorëve dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje të veçantë kolektive për UKM-në, pavarësisht nga marrëveshja kolektive tashmë ekzistuese me Sindikatën për Arsim dhe Shkencë (SAShK), e nënshkruar vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

Nga Qeveria njoftuan se në takim nga kryeministri dhe ministrat u theksua se duhet të merret parasysh situata në vend në kushtet e krizës ekonomike.

“Në katër vitet e fundit, pagat e punonjësve të universiteteve janë rritur gjithsej për 20%, pra 5% nga shtatori 2019, 8% nga shtatori 2021 dhe 7% nga shtatori i këtij viti. Gjithashtu nga kryeministri dhe ministrat u theksua se do të bëhen analiza dhe përllogaritje të detajuara për vazhdimin e rritjes së pagave në arsimin e lartë dhe shkencë vitin e ardhshëm”, njoftoi Qeveria.

Sindikata kërkoi edhe riorganizimn e fakulteteve, prezantim të ri më atraktiv të programeve studimore, të cilat do të rrisin të ardhurat e vetë institucioneve të arsimit të lartë.

Lidhja e sindikatave të UKM-së pret që Qeveria dhe dy ministritë t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre, siç thekson “të justifikuara dhe të arsyeshme dhe do të përgjigjen pozitivisht” dhe se duan të mundësojnë kërkesat ekzistenciale t’i realizojnë përmes dialogut.

Sindikata e UKM-së më 2 qershor ka shprehur pakënaqësinë e saj para Rektoratit të Universitetit, ndërsa të nesërmen është dashur të organizojë protestë paqësore para Qeverisë, e cila më pas u shty.

Show More

Related Articles

Back to top button