Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në mesditën e së martës, kur një turiste ka rënë nga një lartësi prej 15 deri në 20 metra nga shkëmbinjtë e Agios Pavlos në Akropol.
Shërbimet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje me ekipet e shpëtimit që i dhanë ndihmën e shpejtë gruas , por siç rezultoi ishte tepër vonë.
Turistja e moshës 30-40 vjeç është dërguar me autoambulancën e Shërbimit të Urgjencës EKAV në spitalin “Evangelismos”, ku është konstatuar vdekja e saj .
Sipas informacioneve të para , ajo ka pësuar nga rënia goditje dhe dëmtime të rënda në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 12:40,ora greke në rrethana të panjohura dhe policia ka filluar një hetim për shkaqet e rënies së turistes. Megjithatë, një nga pistat e mundshme që po shqyrtohet është se ajo ka rrëshqitur dhe ka rënë teksa ka tentuar të bëjë një fotografi.