Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministrat ai për Financa, Fatmir Besimi dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot u takuam me kryesinë e Sindikatës e së UKM-së.
Temë e takimit ishte kërkesa e Sindikatës së UKM-së për rritjen e pagave të profesorëve dhe nënshkrimi i një Marrëveshjeje të veçantë kolektive për UKM-në, pavarësisht nga Marrëveshja kolektive tashmë ekzistuese me SASHK-un, e nënshkruar vitin e kaluar.
Në takim, nga ana e Kryeministrit dhe ministrave u theksua se duhet çmuar dhe vlerësuar se puna e profesorëve, por edhe se duhet të kemi parasysh gjendjet në vend në kushte të krizës ekonomike.
Gjithashtu u theksua se në katër vitet e kaluar, pagat e punonjësve të universiteteve janë rritur gjithsej për 20%, gjegjësisht 5% nga shtatori i vitit 2019, 8% nga shtatori i vitit 2021 dhe 7% nga shtatori i këtij viti. Pra, nga ana e Kryeministrit dhe ministrave është theksuar se do të bëhen analiza dhe përllogaritje të detajuara për të vazhduar rritjen e pagave në arsimin e lartë dhe shkencën edhe vitin e ardhshëm, por nga Sindikata është kërkuar që të bëhet riorganizimi i fakulteteve dhe futja e programeve të reja studimore atraktive, të cilat do të rrisin të ardhurat personale në institucionet e larta.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përveç që punon në rritjen e pagave në arsim, punon edhe në avancimin e projekteve hulumtuese-shkencore për institucionet publike shkencore, por edhe në blerjen e pajisjeve për laboratorë, akreditim të laboratorëve për veprimtari hulumtuese-shkencore.
Në mënyrë shtesë kemi rikthyer dhe futur bursa të reja për studime pasuniversitare dhe të doktoraturës në vend. Me këtë politikë të bursave, inkurajojmë studentët e suksesshëm që të sendërtohen dhe të merren me punë shkencore- hulumtuese, por edhe të qëndrojnë në shtet si kuadër i universiteteve dhe instituteve.