LajmeRajon

Mitrovicë, sherr në familje. Vdes babë e bir

Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të së premtes në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur babë e bir. Pas një mosmarrëveshjeje mes njëri tjetrit në familjen Bigovic, djali ka sulmuar me thikë babain duke e plagosur rëndë. në ngjarje është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke ndihmuar babain, ka vrarë vëllain e tij. Sic raportojnë mediat në Kosovë, babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital ndërsa më vonë ka ndërruar jetë . Vëllezit Bigovic ishin binjak, 29-vjec, ndërsa babai i tyre është avokati Millan Bigovic. “Policia e ka klasifikuar rastin si vrasje e rëndë e lidhur me dhunën në familje”, thotë Branislav Radoviq, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut ndërsa ka arrestuar autorin e ngjarjes

Show More

Related Articles

Back to top button