BotaLajme

E tmerrshme: Në dhomën e torturave në Ukrainë gjenden qindra dhëmbë floriri dhe maska kundërgaz

Forcat ukrainase po depërtojnë gjithmonë e më shumë në kundërsulmin e tyre në ato territore që deri pak ditë më parë ishin të pushtuara nga forcat ruse, pas sulmit të shkurtit të kaluar.

Në një nga këto zona të rikthyera nën kontrollin e Kievit ndodhet fshati i Pisky-Radkivski, në afërsi të Karkivit, ku autoritetet ukrainase thonë se është gjetur ndër shkatërrimet e tjera të shumta, një dhomë torturash që ngjason në mënyrë dramatike me ato të nazistëve në kampet e shfarosjes.

Në një nga shtëpitë e braktisura të fshatit u gjetën maska kundërgaz, shiringa, dhe detaje të tjera rrëqethëse, si një kuti e mbushur me qindra dhëmbë floriri.

Banorë te pakët që kanë mbetur ende në fshat tregojnë se forcat ruse përdornin shtëpinë si qendër ku mblidhnin banorët, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore.

Nuk është hera e parë në këtë konflikt që forcat ruse akuzohen për krime kundër njerëzimit, me autoritetet ukrainase që kanë gjetur një seri varrezash masive si dhe dhoma të ngjashme ku torturoheshin dhe dhunoheshin banorët vendas. Në fillimin e sulmit rus, ishte rasti i qytezës se Bucha-s që tronditi opinionin publik ndërkombëtar, ku të akuzuarit ishin ushtarë të ardhur nga zonat me të largëta të Siberisë.

Show More

Related Articles

Back to top button