BotaLajme

Tragjike në Itali! E zuri dheu poshtë në kantier, vdes shqiptari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Como të Italisë, ku një 40 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari Bardhi Brahimaj, teksa ishte duke punuar për gërmimin e tokën në një kantier ndërtimi, një sasi e madhe dheu i ka rënë sipër.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, 40-vjeçari, gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Brahimaj jetonte i vetëm në Lurate Caccivio dhe nuk kishte të afërm në Itali, vetëm një vëlla me banim në Zvicër , i cili u vu në gjurmët e policisë dje.

Që prej fillimit të vitit, janë 7 të vdekurit në vendin e punës në territorin e Como-s, 4 prej të cilëve gjatë 2 javëve të fundit.

Show More

Related Articles

Back to top button