Devoll- Ngjarje e rëndë në Devoll. Fëmija pi raki në vend të ujit, vdes në vend.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sul, Devoll.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Mësohet se fëmija ka hapur një bidon gjysm• litri dhe ka kujtuar se ishte ujë ndërkohë që ka gëlltitur raki që i ka shkaktuar asfiksi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.