LajmeMaqedoni

Padi për zyrtarin e Postave, shkatërroi material arkivor nga viti 2018

SPB Shkup, Departamenti për krime ekonomike dhe kompjuterike ka parashtruar kallëzim penal kundër K.L.(59) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, “asgjësim ose fshehje e lëndës arkivore të papërpunuar”.

I pandehuri, udhëheqës i një filiali në SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, gjatë vitit 2021 në mënyrë arbitrare ka kontribuar në asgjësimin e materialit zyrtar të dokumentuar për vitin 2018 pa pasur leje dhe miratim të marrë nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut për asgjësimin. të materialit zyrtar në fjalë.

Show More

Related Articles

Back to top button