Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë.
Pas një seance të gjatë diskutimi në parlamentin europian, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shkroi në twitter se paketa e 8 e sanksioneve ishte miratuar.
URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EUROPIAN
MIRËPRES MARRËVESHJEN E SHTETEVE ANËTARE PËR PAKETËN E 8-TË TË SANKSIONEVE. NE KEMI ECUR SHPEJT DHE ME VENDOSMËRI. NE KURRË NUK DO TË PRANOJMË REFERENDUMET E RREME TË PUTINIT DHE ASNJË LLOJ ANEKSIMI NË UKRAINË. NE JEMI TË VENDOSUR TË VAZHDOJMË TA PAGUAJMË KREMLININ.
Ajo akuzoi preidentin rus se po përdorë energjnë si armë kundër Bashkimit Europan, por se unioni po shikon mundësi të reja për daljen nga kjo situate.
URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EUROPIAN
PUTINI KA PËRDORUR ENERGJINË SI NJË ARMË, DUKE SHKAKTUAR VËSHTIRËSI EKONOMIKE DHE SOCIALE. MASAT QË KEMI VENDOSUR NA OFROJNË NJË TAMPON TË PARË MBROJTJEJE. TANI DO TË SHTYJMË PËRPARA PËR TË TRAJTUAR RRITJEN E KOSTOVE TË ENERGJISË.
Ende nuk janë bërë publike detajet e pakets së tetë të sanksioneve por sipas Politico, kjo paketë e re e sanksioneve përfshin një kufi mbi çmimin e naftës ruse.
Sanksionet përfshijnë bazën ligjore për këtë tavan, siç është rënë dakord më parë nga vendet e G7. Ende nuk është përcaktuar saktësisht çmimi i tavanit.
Sanksionet e reja synojnë gjithashtu industrinë e aluminit të Rusisë, ndërsa ndalojnë evropianët të mbajnë poste drejtuese në kompanitë shtetërore ruse.