LSDM-ja i ka bërë thirrje VMRO-DPMNE-së t’i jap fund bllokadës në Kuvend dhe të bashkëpunojë në miratimin e Ligjeve të Energjetikës.
Sipas kësaj partie të bllokuara mbeten mbi 50 ligje.
LSDM thotë se në rast të miratimit të shpejtë, pasojat e krizës do të menaxhohen më mënyrë më efikase dhe dëmet ndaj qytetarëve, bizneseve dhe sektorit energjetik do të jenë minimale.
“Deputetët e VMRO-DPMNE-së duhet të heqin dorë nga bllokada në Kuvend. Bëjmë thirrje për mbështetje nga VMRO-DPMNE-ja për ligjet të cilat janë të rëndësishme për ballafaqim më efikas me krizës, por që janë të rëndësishme edhe për përparimin e shtetit. Këtu bëjnë pjesë ndryshimet në Ligjin për Energjetikës, efikasitet energjetik dhe Ligjin për Ndërtim, me çka lehtësohet vendosja e fotovoltaikeve, por dhe ligje të tjera”, Martin Kostovski, LSDM./ Alsat.mk