BotaLajme

Banda e ‘vajzave me jeshile’ kthehet në tmerr në metronë e Nju Jork-ut. Grabisin dhe dhunojnë gratë (VIDEO)

Nju Jork-  Frikë në metrotë e Nju Jorkut. Një bandë prej gjashtë femrash të veshura me kostume ngjyrë neoni të gjelbër kokë e këmbë rrahën dhe grabitën dy gra 19 vjeçare në një metro të qytetit të Nju Jorkut të dielën në një sulm të çuditshëm.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit në një tren të metrosë në Times Square.

Videoja e postuar në internet tregon gjashtë gratë në tren duke u përleshur me disa pasagjerë. Një grua mund të shihet qartë duke goditur vazhdimisht një viktimë në fytyrë, ndërsa një tjetër duket se e mbështjell këmbën e saj rreth viktimës së dytë dhe e tërheq atë në dysheme.

Nëna e njërës nga viktimat tha për New York Post se ajo që ndodhi në tren ishte “absolutisht e neveritshme” dhe se banda e veshur në të gjelbër duhet të mbajë përgjegjësi.

“Kafshët e kanë vendin pas hekurave”, ka thënë nëna, e cila ka kërkuar të mbetet anonim.

Anëtarët e bandës vodhën një celular, karta krediti, një portofol dhe sende të tjera personale nga viktimat, sipas mediave lokale të lajmeve.

Asnjë arrestim nuk u bë deri të martën në mëngjes.

Show More

Related Articles

Back to top button