LajmeMaqedoni

Geer: Maqedonia ka shënuar progres në rrugën drejt BE-së, por reformat duhet të vazhdojnë


“Maqedonia e Veriut ka shënuar progres të caktuar drejt rrugës eurointegruese, por duhet akoma të vazhdojë me reformat, ndërkaq me përfundimin e skriningut do të detektohen më së miri fushat ku duhet të intensifikohen agjenda reformuese”, thotë euroambasadori David Geer.
Megjithatë, ai potencon se fqinjësia e mirë është politika kryesore e aderimit, duke shtuar nevojën e implementimit të plotë të marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë.
“Është me rëndësi të dihet se në të gjitha proceset aderuese, për çdo shtet, edhe në të kaluarën edhe tash, çështja e fqinjësisë së mirë është shumë e rëndësishme. Në kontekst të këtij shteti, raporti i fqinjësisë së mirë do të thotë implementimi i marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë nën frymën e besimit dhe atmosferës së mirë nga ana e të gjithë të involvuarve. Pra do ta përsëris tri herë: reforma, reforma, reforma, sepse qytetarët duan përfundimisht ta shohin vendi në BE.”, deklaroi euroambasadori, David Geer.
Euroambasadori Geer u ndal edhe në pjesëmarrjen e shtetit tonë në mbledhjen e parë të Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë. Sqaron se kjo bashkësisë nuk është asnjë lloj zëvendësimi apo alternativë e procesit aderues për Maqedoninë e Veriut.
Strazrurg: Mariçiq diskuton me eurodeputetë raportin BE-RMV
Eurointegrimi i vendit temë diskutimi edhe në mesin e deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg.
Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq në kuadër të mbledhjes së komitetit të përzier diskuton rrjedhën e procesit integrues si dhe pasqyrën e skriningut shpjegues.
“Rast i mirë për të treguar çfarë kemi bërë deri tani, hapat dhe reformat për integrim në BE nën një frymë të re me fillimin e bisedimeve, si rrjedh procesi dhe çka janë hapat e mëtutjeshëm. Presim të ketë konkluza të harmonizuara që do të japin në njëfarë mënyre përkrahje dhe motivim për qeverinë dhe për ekipin që punon për skriningun në Bruksel.”, theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq.
Klasteri i parë për pesë kapitujt fondamental tashmë ka përfunduar, ndërkaq radhën për analiza e mbajnë temat që bien në klasterin e tregut të brendshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button